Meshkujt apo femrat, ja kush thotë më para “Të dua”

Life style

Meshkujt apo femrat, ja kush thotë më para “Të dua”

Më: 6 prill 2014 Në ora: 15:24

Një studim amerikan i drejtuar nga Laura Berman, dhe i publikuar në revistën shkencore “Journal of Personality and Social Psychology”, ka zbuluar se kush thotë më para fjalën “Të dua”, meshkujt apo femrat.
Sipas studimit rezulton se meshkujt e thonë këtë fjalë 6 javë para partneres së tyre, shifër kjo e zbuluar pasi u pyetën një kampion çiftesh të ndryshëm, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Drejtuesja e studimit Laura Berman thotë se, “Fakti që e deklarojnë të parët dashurinë, nuk është domosdoshmërisht manifestim i pastër i ndjenjës që provojnë. E vërteta është krejt tjetër dhe më strategjike. Mashkulli i ofron më shumë intimitet femrës, pasi synon që ta joshë më shumë në mënyrë që të afrojë edhe momentin e kontaktit seksual.

Ndërkohë për femrën është krejt e kundërta”. Kësisoj Berman shton se femrat pasi kalojnë shumë e shumë përjetime dhe pasi bien mirë në dashuri duke u siguruar për ndjenjat e tyre, e thonë fjalën “Të dua”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat