Gënjeshtra, burrat dhe gratë

Life style

Gënjeshtra, burrat dhe gratë

Më: 6 prill 2014 Në ora: 12:07

Burrat dhe gratë ndryshojnë në shumë aspekte por veçanërisht kur bëhet fjalë për të gënjyer.
Nëse një grua është më elegante në mënyrën se si e përpunon një gënjeshtër, meshkujt janë më të padjallëzuar por gënjeshtrat e tyre janë më të pakta por të lëndojnë më shumë.

Nuk ka dyshim se gratë thonë gënjeshtra, në mënyrë të konsiderueshme dhe shpesh. Edhe burrat bëjnë të njëjtën gjë. Megjithatë është provuar se një grua është e aftë ta kuptojë menjëherë një burrë që gënjen. Nëse konsiderojmë disa sondazhe që janë bërë dy vitet e fundit burrat gënjejnë pesë deri në gjashtë herë më shumë se femrat. Nga ana tjetër, gratë e bëjnë çdo gjë në një mënyrë më profesionale.

Disa nga arsyet: Gratë gënjejnë që të ndihen rehat me veten e tyre, ndërsa burrat gënjejnë duke u përpjekur për të krijuar një imazh më të mirë për veten e tyre. Shpesh herë ato gënjejnë duke i bërë të tjerët të dëgjojnë atë që duan të dëgjojnë. Për shembull 50 për qind e grave i gënjejnë burrat e tyre për arritjen e orgazmës.

Gjithashtu gratë gënjejnë për të mbrojtur vetveten apo sepse nuk ndihen të sigurta. Ajo që kërkojnë gratë është të jenë perfekte, sidomos në ditët e sotme ku imazhi dhe pamja e jashtme po vlerësohet më shumë seç duhet. Kjo do të thotë se gratë ndihen të kërcënuara. Kjo përbën dhe një tjetër arsye se pse gratë gënjejnë. Fenomeni ndodh edhe kur arsyet janë banale. I thonë të tjerëve se sa bukur ngjajnë kur në të vërtetë nuk është ashtu ose se sa janë dobësuar. Gënjejnë për moshën ose për një kilogram më pak të peshës së tyre apo edhe për rezultate të marra në teste qofshin këto në shkollë apo punë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat