Kotelja më kurajoze në botë, ja si përfundon!

Life style

Kotelja më kurajoze në botë, ja si përfundon!

Më: 5 prill 2014 Në ora: 18:38

Beteja për mbijetesë në savanën afrikane këtë herë sjell një rast të pashembullt. Një kotele geopardi, që s’dihet se si, përfundoi në mes të katër luaneshave dhe pavarësisht diferencave të tmerrshme në përmasa, luftoi e patrembur ndaj tyre.

Pamjet janë shkrepur në Botsvana, në jug të kontinentit afrikan. Në imazhe felini i vogël tregohet guximtar duke iu kanosur katër luaneshave e duke i goditur ato me putrat e saj.

Fotografja gjermane, Claudia Hopf, dëshmitare e betejës së pazakontë dhe autore e shkrepjeve të rralla, thotë se fillimisht gjithcka dukej si lojë, por më vonë u kuptua se luaneshat po e lëndonin kotelen e geopardit.

Megjithatë, kotelja rezistoi dhe luftoi deri në fund, thotë Hopf, madje duke çjerrë në turinj njërën prej agresoreve të saj. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të saj, fundi ishte tragjik. Njëra prej luaneshave i ngul dhëmbët dhe merr me vete trupin e pajetë të koteles.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat