Ju është mërzitur lidhja juaj! Arsyet pse?

Life style

Ju është mërzitur lidhja juaj! Arsyet pse?

Më: 5 prill 2014 Në ora: 07:19

Nganjëherë lidhjet janë shumë të ngatërruara dhe është e vështirë të kuptoni se çfarë është duke ndodhur, në një moment jeni shumë e lumtur, kurse në momentin tjetër çdo gjë ndryshon.
Rutina ditore
Lidhja juaj dashurore është një rutinë e mërzitshme. Është plotësisht e parashikueshme dhe ju e dini saktësisht se çka do të ndodhë në çdo takim tuajin. Kur dashuria fillon të bëhet monotone, mund të ndiheni sikur ju mungon diçka, por nuk e keni idenë se çka.

Mungesa e argëtimit
A ju kujtohet se kur ka qenë hera e fundit që keni bërë diçka vërtet të këndshme bashkë? Kur jeni në një lidhje për një kohë të gjatë, filloni t’i lini anash befasitë dhe gjërat argëtuese që i keni bërë në fillim të saj. Mund të planifikoni ndonjë darkë ose një pushim së bashku, thjesht për ta ndryshuar ambientin.

Komunikimi
A lodheni nganjëherë duke i shpjeguar partnerit çdo gjë, sepse ju merr shumë kohë një tregim i detajuar? Kjo është pikërisht ajo që rezulton me humbjen e komunikimit. Ju duket sikur gjërat e vogla janë të parëndësishme, prandaj nuk flisni më për to, por mos harroni se ato janë më të rëndësishmet.

Spontaniteti
Planifikimi i të gjitha gjërave në jetën tuaj është një mënyrë e mirë për ta përgatitur veten për marrëdhëniet tuaja në të ardhmen. Por, nganjëherë ju të dy duhet të bëni diçka të re dhe spontane për ta mbajtur lidhjen në një nivel argëtimi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat