Transeksualja më seksi, që u shndërrua në femër

Life style

Transeksualja më seksi, që u shndërrua në femër

Më: 4 prill 2014 Në ora: 18:50

Pasi e kishte mbajtur sekretin e saj me vite të tëra, modelja nga Nju Jorku, Geena Rocero, vendosi që të dalë me një të vërtet që as shokët, as fqinjët e as vendi ku punonte, nuk e dinin të vërtetën.

Ajo foli para një audience të madhe, në shfaqejn e ‘TED’ për të drejtat e transeksualeve. Modelja rrëfeu jetën e saj dhe përvojën se si ajo u ka ndihmuar të tjerëve që të jetojnë pa turp dhe terror.

“ Të gjithë ne jemi të vendosur në ndonjë kuti të izoluar, qoftë nga familjet tona, religjioni , apo shoqëria”, tha ajo, “ Mirëpo disa njerëz kanë guximin që t’i thyejnë këto besime nga njerëzit përreth tyre”.

Ajo theksoi se, për shkak të suksesit të saj, ajo asnjëherë nuk e ka pasur guximin që të ndajë përjetimet e saj në vegjëli.
“Çdo ditë jam shumë e lumtur që jamë femër, edhe pse isha në lindje djalë, tashmë jam shumë me fat që kam një familje që më pranojnë për atë çka jam. Shumica nuk e kanë këtë fat”, ka thënë ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat