10 të pavërteta për palestrën dhe stërvitjen

Life style

10 të pavërteta për palestrën dhe stërvitjen

Më: 3 prill 2014 Në ora: 17:28

Nuk janë te rralla rastet kur edhe pas seancash te tera stërvitjesh te mos mbetemi te kënaqur me rezultatet e arritura. Atëherë sigurisht qe kjo do te thotë se diçka nuk ka shkuar për mire me ne.

Ne ndihme ne vjen një nga specialistet me te mire te fitness-it, Maik Wiendenbach me librin e tij “101 Fitness Myths”, ne te cilina ai zbulon 10 momente lidhur me fituesin te cilat deri tani i dinim per te vërteta.

1. Ushtrimet fizike na lejojnë te shmangim anashkalimin e dietave.
Kjo është e gabuar. Kjo pasi mënyra e te ushqyerit përcakton ne masën 80% format trupore. Kështu qe mbajtja e dietave konsiderohet si primare ne këtë drejtim.
2. Palestra tonifikon muskujt.
Ne fakt muskujt janë gjithnjë te tonifikuara. Ne te kundërt nuk do te kishim mundësi as te lëviznim. Stërvitja ne fakt bën te mundur qe te shkrihet dhjami qe i vesh ato, duke i bere me te dukshme.

3. Ushtrimet e femrave duhet te jene te ndryshme nga ato te meshkujve.
Ne te dyja rastet duhet thënë se te dyja sekset kane strukture muskulore te njëjtë, por ndryshimi përcaktohet nga prezenca e hormoneve qe përcaktojnë një force te ndryshme te sistemit muskulor. Një tjetër ndryshim ne stërvitje ka te beja me atë qe femrat kujdesen me shume për këmbët dhe meshkujt për krahët dhe qe te dyja shpesh harrojnë gjysmën tjetër te trupit.

4. Femrat duhet te përdorin pesha me te lehta me më shume përsëritje.
Sipas specialistit, ne fakt edhe femrat duhet te përpiqen te përdorin pesha me te renda me pak përsëritje.

5. Përpara stërvitjes duhet bëjmë seanca stretching.
As jo nuk është e vërtetë, pasi stretching-u dobëson muskujt ne masën 30% ndërsa zgjatja rrit mundësinë e dëmtimit te tyre. Kështu qe rekomandohet stretching vetëm pas stërvitjes.

6. Pijet proteinike ndihmojnë ne uljen e peshës.
As kjo nuk është e vërtetë. Këto lloj pijesh as nuk largojnë ndjenjën e urisë dhe as aktivizojnë tretjen.

7. Kaloritë digjen me aktivitet aerobik.
Ne fakt rekomandohet alternim i stërvitjeve aerobike, biçikleta, pedanat etj, me ato te forcës. Kjo ndihmon me shume ne djegien e kalorive.

8. Me stomak bosh digjen me shume kalori.
Ne këtë rast digjen me muskujt, qe do te thotë se efekti është i kundërti i asaj qe dëshirojmë. Ushqimi është karburanti i domosdoshëm për një seance stërvitore.

9. Dhjami mund te eliminohet ne një zone te caktuar.
Ne fakt humbja e këtij indi behet uniformisht ne te gjithë trupin, kështu qe mënyra me e mire për te arritur objektivin është stërvitja me intensitet e shoqëruar me një diete te hekurt.

10. Nuk duhet te hahet e verdha e vezës, por vetëm e bardha.
Ne fakt nuk është e sakte, e verdha e vezës ndihmon ne uljen e nivelit te kolesterolit te keq. Veç kësaj ajo është shume e pasur ne vitamina, kripëra minerale aq te nevojshme për stërvitjen dhe linja e trupit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat