11 dhjetori, dita më fertile e vitit

Life style

11 dhjetori, dita më fertile e vitit

Më: 11 dhjetor 2012 Në ora: 13:04

Nëse jeni një çift i ri dhe keni ndërmend të sillni në jetë një bebe, sot keni shansin më të mirë për ta ngjizur atë.

Sipas një studimi, 11 dhjetori është dita më fertile e vitit.Dhjetori është gjithashtu muaji kur ngjizen shumica e bebeve në botë, ndaj shumë bebe lindin në shtator, d.m.th 9 muaj nga dhjetori.

Sipas shkencëtarëve, dimri është stinë më e përshtatshme për të ngjizur një fëmijë se sa vera, sepse cilësia dhe aktiviteti i spermës është më i madh në temperatura të ulëta.

Njerëzit gjithashtu janë më të pritur të bëjnë seks në dhjetor, duke qenë se është një muaj festiv dhe i gëzueshëm.

Statistikat janë përpiluar nga ‘Lovehoney’, që është një nga kompanitë britanike më të mëdha të shitjeve online të lodrave të seksit, por i bazuar gjithashtu në të dhëna mirëfilli shkencore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat