Vajza 16-vjeçare me mjekër

Life style

Vajza 16-vjeçare me mjekër

Më: 23 tetor 2012 Në ora: 12:04

Një vajzë 16-vjeçare kineze është izoluar në dhomën e saj dhe nuk pranon të dalë nga shtëpia sepse ka mjekër dhe mustaqe.

Adoleshentja me emrin Nana vuan nga hirsuitizmi që i është shkaktuar nga mjekimet për aneminë e saj në vitin 2010. Vajza kishte mungesë rruazash të kuqe dhe u shtrua në spital, ku mjekët i thanë se trajtimi me medikamente për zgjidhjen e problemit ishte i domosdoshëm.

Ilaçet përmirësuan ndjeshëm shëndetin e saj, por i shkaktuan edhe ndryshime fizike. Nëna e vajzës shprehet: “Pasi mori ilaçet nisi t’i dilte mjekra, krahët dhe këmbët i janë mbuluar me qime.”

16-vjeçarja ka dy vite që nuk shkon më në shkollë pasi i vjen turp nga pamja e saj. Në rastet e rralla kur del në rrugë, Nana vë maskë dhe gjithmonë vesh bluzë me mëngë të gjata.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat