Ky njeri duket sikur ka trurin në vend të skalpit

Life style

Ky njeri duket sikur ka trurin në vend të skalpit

Më: 18 tetor 2012 Në ora: 23:25

Duket sikur ky person ka bërë një tatuazh në kokë, për të imituar vijëzimet e trurit.

Por në fakt kjo është një sindromë e rrallë mjekësore.

Kafka e këtij 21 vjeçari nga Brazili, ishte krejt normale dy vjet më parë.

Por skalpi nisi të ndryshojë, duke u rritur më shumë në disa pjesë dhe duke sjellë si pasojë disa vijëzime, që duken si tru.

Mjekët thonë se kjo sindromë njihet me emrin cutis verticis gyrata.

Në fakt nuk ka ndonjë simptomë tjetër që e ka prekur të riun.

Mjekët thonë se nuk ka asnjë problem, përveçse është diçka estetike. Por 21 vjeçarit nuk i bën aspak përshtypje kjo formë e skalpit.

Mjekët thonë se ka ndërhyrje për të rikthyer formën e rregullt, por i riu as nuk ka ndërmend të nënshtrohet për ndonjë ndërhyrje, pasi është i kënaqur me kokën e tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat