Vogëlushit i japin uiski në restorant në vend të lëngut

Life style

Vogëlushit i japin uiski në restorant në vend të lëngut

Më: 11 tetor 2012 Në ora: 22:07

Një restorant në Britaninë e Madhe kërkoi falje pasi i shërbeu një vogëlushi uiski në vend të lëngut të frutave gjatë festës së ditëlindjes.
Vogëlushi Sonny Rees piu uiskin në restorantin Frankie and Benny’s, ndërsa festonte dyvjetorin.
Sipas BBC, nëna e tij, Nina, kishte porositur për të një lëng limoni me ujë, që atij i pëlqen shumë.
“Kur pija erdhi, unë e inkurajoja atë që të pinte, pasi po hante gjëra me kripë. Ai e thithte me pip lëngun dhe rrudhej në fytyrë. E mora dhe e provova vetë. Më dogji fytin dhe kraharorin. Sonny e kishte thithur së paku dhjetë herë”, thotë Nina.
Më pas ajo u ankua tek menaxherët e lokalit, por mbeti e pakënaqur nga reagimi i tyre.
Fëmija u dërgua në një qendër emergjencash dhe u prit reagimi. Ai shkoi në qendër në gjumë dhe nuk shfaqi probleme.
Çifti kishte bërë fotot e fëmijës duke pirë uiski.
Vetëm më pas rrjeti i restoranteve kërkoi falje për këtë ngjarje.
Ata e quajtën një gabim njerëzor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat