Lifestyle

Gjendet varri i gruas mė tė pushtetshme tė majave

Bota Sot | 09.10.2012 16:00
Gjendet varri i gruas mė tė pushtetshme tė majave

Njė grup arkeologėsh dhe historianėsh amerikanė zbuluan nė njė lokalitet antik nė Guatemalė, varrin e Kalomt’e K’abel, ose “Zonja K’abel”, mbretėresha luftėtare e qytetėrimit klasik tė majave nė shekullin e VII pas lindjes sė Krishtit.

Zbulimi u krye nė qytetin antic El Peru-Ėaka rreth 75 kilometra nė perėndim tė Tikalit. Fillimisht u gjetėn mjaft punime antike nė qeramikė dhe bizhuteri tė shumta. Duke patur parasysh kulturėn e majave dhe ritualet e varrosjes sė udhėheqėsve tė tyre, studiuesit dyshuan se bėhej fjalė pėr njė varr-tempull tė njė udhėheqėsi.

Pas thellimit tė hulumtimit dhe pas gjetjes sė mbetjeve skeletore, bashkė me orenditė e pėrdorura gjatė ceremonisė sė varrimit, arkeologėt amerikanė zbuluan se bėhej fjalė pėr varrin e mbretėreshės luftėtare, K’abel.

K’abel mendohet se ka udhėhequr majat pėr mė shumė se 20 vjet, nga 672 deri nė 692 sė bashku me bashkėshortin e saj, K’inich Bahlam. Tė dhėnat historike tregojnė se ajo kishte komandėn supreme tė ushtrisė dhe konsiderohet si gruaja mė e pushtetshme e dinastisė Kan qė udhėhoqi majat pėr shekuj me radhė.

“Bėhet fjalė pėr njė zbulim tė rėndėsishėm, jo vetėm pėr faktin se ėshtė varri i njė figure me prestigj tė jashtėzakonshėm nė historinė e majave, por edhe sepse vazot e qeramikės tė zbuluara nė varr bashkė me gdhėndjet e tyre janė dokumente tė vyera pėr tė kuptuar mė mirė qytetėrimin e majave”, deklaron David Freidel, udhėheqė i misionit arkeologjik amerikan.


Komentet

Komente (0) | Kthehu