Lifestyle

Barazia nė punėt e shtėpisė sjell mė shumė gjasa pėr shkurorėzim

Bota Sot | 07.10.2012 11:00
Barazia nė punėt e shtėpisė sjell mė shumė gjasa pėr shkurorėzim

Sa mė e barabartė tė jetė ndarja e punėve tė shtėpisė nė mes bashkėshortėve, ka mė shumė shanse pėr tė dėshtuar martesa, ka treguar studimi norvegjez.Sipas Institutit pėr hulumtimet sociale nė Oslo, pėrqindja e shkurorėzimeve nė mes bashkėshorteve tė cilėt i ndajnė nė mėnyrė tė barabartė detyrat nė shtėpi ėshtė pesėdhjetė pėr qind mė e lartė se tek ata ku pjesėn mė tė madhe tė punėve i kryen gruaja.

“Sa mė shumė qė punon mashkulli nė shtėpi, pėrqindja e divorcit ėshtė mė e lartė,” ka shpjeguar Thomas Hansen, njė nga autorėt e studimit tė madh me titull “Barazia nė shtėpi”.

Hulumtuesit nuk kanė arritur tė gjejnė lidhjen e saktė shkak-pasojė nė mes angazhimeve nė martesė dhe ndarjeve, dhe janė kėnaqur me konkludimin qė bėhet fjalė pėr ēiftet “moderne”. Dhe ata pėrveē qė nė mėnyrė tė barabartė ndajnė punėt nė shtėpi kanė edhe perceptimin modern tė martesės dhe ndarjes.

“Te ēiftet moderne edhe femrat kanė arsim tė lartė dhe punė tė mirė, dhe kėshtu ėshtė mė pak e varur ekonomikisht nga bashkėshorti. Kėshtu ato shumė mė lehtė mund tė gjenden nė rast tė shkurorėzimit”, ka shtuar ai.

Nė Norvegji mashkulli dhe femra angazhohen nė mėnyrė tė barabartė kur ėshtė fjala pėr arsimin e fėmijėve, por kur bėhet fjala pėr punėt e shtėpisė, ende femrat janė ato qė e kryejnė pjesėn mė tė madhe.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus