Terry, delja me kokën së prapthi

Life style

Terry, delja me kokën së prapthi

Më: 6 tetor 2012 Në ora: 18:32

Është pagëzuar me emrin Terry dhe është një dele që jeton “e lumtur” në mes të një tufe delesh në një fermë britanike.

Ajo që e bëri të famshme Terry-n është deformimi fizik që e vendosi në qendër të vëmendjes përmes një videoje në Youtube që ka marrë mijëra klikime.

Terry, përndryshe nga lloji i saj, ka pjesën e kokës të kthyer së prapthi. Megjithatë kjo nuk e pengon delen të jetojë e ushqehet normalisht mes tufës. Sipas personit postues të videos në internet një veteriner e vizitoi atë për t’u siguruar që kafsha nuk kishte dhimbje dhe që organet jetësore të saj funksiononin normalisht.

Rezultati ishte habitës; mjeku i kafshëve arriti në përfundimin se përvec ndërtimit së prapthi të kokës që nuk i shkakton dhimbje, Terry është njësoj me anëtarët e kopesë së fermës.

Ka nga ata që janë shprehur skeptikë dhe dyshojnë se pamjet e postuara në internet janë montazh, por postuesi i videos i kontaktuar nga mediat britanike thotë se gjithcka është e vërtetë dhe i ka ftuar ato ta vërtetojnë vetë duke shkuar në fermën e dy miqëve të tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat