Filipine, kërcimi i të burgosurve

Life style

Filipine, kërcimi i të burgosurve

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 16:13

Gangnam Style ishte hiti i papritur i verës dhe shumë persona e kanë pëlqyer për koreografinë që ka videoja e reperit koreano-jugor me emrin e artit Psy.

Lëvizjet e artistit aziatik duket se i pëlqejnë edhe të burgosurit. Të dënuarit e një burgu në Cebu të Filipineve kanë vendosur që të kopjojnë të gjitha lëvizjet që shihen në video, në mënyrë të sinkronizuar.

Rreth 1000 të burgosur morën pjesë në këtë kërcim të përbashkët, por fatkeqësisht rojet nuk lejuan përdorimin e pishinës në mënyrë që imitimi i videos të bëhej pikë për pikë.

‘Gangnam Style’ është një këngë që vë në lojë stilin luksoz të jetës që ka lidhje me distriktin Gangnam, një zonë shumë e populluar dhe trendi e Koresë së Jugut.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat