Këtij i thonë fat…!

Life style

Këtij i thonë fat…!

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 00:20

Një peshkatar guximtar mbijetoi për 26 orë në ujërat e ftohta të Alaskës, pasi anija e tij u mbyt. Bëhet fjalë për 19 vjeçarin Ryan Harris i cili mbeti për shumë orë në ujërat e Oqeanit Paqësor, hipur në një kuti plastike të cilën ata e përdornin për të vënë peshqit. Ndërsa gjendej fare i vetëm mes madhështisë së oqeanit, ai këndonte që t’i jepte zemër vetes. Dhe ndihma i erdhi nga ajri duke ia shpërblyer kurajon e treguar. Një nga drejtuesit e ekipit të shpëtimit që gjendej në helikopter tha se është një mrekulli se si ai ka arritur të mbijentonte.
Ndërsa Harris thjesht u shpreh se ishte i lumtur që mbijetoi pa u mbytur e pa marrë ndonjë hipotermi. Bashkë me të shpëtoi edhe një person tjetër që u gjet në një plazh, 25 milje larg qytetit Sitka në Alaskë.



Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat