Gratë tradhëtojnë për faj të geneve

Life style

Gratë tradhëtojnë për faj të geneve

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 00:01

A munden sjelljet seksuale të varen nga faktorë gjenetikë. Kjo është një temë e cila ka vënë në diskutim një grup kërkuesish anglezë prej vitit 1993.
Të udhëhequr nga Prof.Tim Spector kërkuesit e kanë zhvilluar studimin e tyre në 5000 binjake dhe 5000 gra pa lidhje genetike nga mosha 18 deri në 60 vjeç.
Nga intervistat 23% e grave jo binjake pranuan se e kanë tradhëtuar partnerin e tyre të paktën një herë. Mbas intervistës me binjakët është vënë re se nqse njëra prej tyre kishte tradhëtuar partnerin edhe tjetra e kishte tradhetuar. Shifra shkonte në 55%, një shifër shumë e lartë krahësuar me 23% të grave të tjera.
Nga studimi i binjakeve – ka thënë Spector del në pah se faktori genetik për tradhëti është më i fortë se ai social.
Studimi nuk ka përcaktuar ende genin përgjegjës për këtë . Megjithate që studimi të jetë i plotë duhet që Prof.Spector ta zhvillojë eksperimentin edhe me binjakët meshkuj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat