Ja ç’ndodh kur merr për xhiro një bishë shpejtësie (Fotot)

Life style

Ja ç’ndodh kur merr për xhiro një bishë shpejtësie (Fotot)

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 21:14

Një person në Zvicër bleu një xhiro me Ferrari për 30 euro. Ishte ëndrra e tij të ngiste një makinë të tillë dhe ajo mund të bëhej realitet. Por Sebastian Vogel e përplasi supermakinën vetëm pas 15 minutash, duke mbetur i tmerruar.

Ai po i jepte makinës së rrallë 360 Spider F1 Challenge Stradale me 300 kilometra në një rrugë fshati pranë Bernës.

Ai thotë se ka pasur siguracion, por ai nuk ka vlerë nëse ai ka kaluar shpejtësinë limit. Në këtë mënyrë ai do duhet të mbajë faturën për makinën që kushton 300 mijë euro.

Pronari i kompanisë që jep makinat për xhiro, Dejan Djuriç tha se e rëndësishme është që të dy shoferët kanë shpëtuar. Ai tha se çështja e fajit është dytësore dhe është në dorë të policisë.




Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat