Pija me shijen më të mirë në botë - Bota Sot
Pija me shijen më të mirë në botë

Life style

E diel, 28 gusht 2016

Pija me shijen më të mirë në botë

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 11:07

Një kompani gjermane likerësh ka lançuar një linjë pijesh që para se të futen në shishe janë derdhur në gjoksin e disa modeleve.

Këto shishe vodkash dhe uiski (që janë në numër të kufizuar) kushtojnë 150-180 dollarë secila. Mes modeleve nga ku kanë kaluar pijet alkoolike janë Alexa Varga, Amina Malakona dhe Evelin Aubert.

Të treja këto modele shfaqen gjysmë nudo në faqen në internet të kompanisë me një shishe, përmbajtjen e së cilës e derdhin në trup duke treguar “procesin e ambalazhimit”.

“Kemi vënë re që nuk është vetëm shija ajo çfarë i bën meshkujt të shijojnë pijen. Për ne ka rëndësi edhe erotizmi i një femre të bukur. Për të krijuar shijen perfekte ne menduam që çdo pikë e likerit të kalojë përmes gjoksit së një bukurosheje”, shkruan kompania.

Edhe pse kjo ide mund të duket jo higjienike, kompania këmbëngul se produkti i përmbahet kërkesave të Departamentit të Shëndetit Publik.

“Ne jemi shumë të vëmendshëm ndaj kushteve higjienike në ambalazhimin e produktit”, sqaron kompania.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test