Shiten gjysmë milion $ armët e Bonnie & Clyde

Life style

Shiten gjysmë milion $ armët e Bonnie & Clyde

Më: 2 tetor 2012 Në ora: 13:28

Armët e përdorura nga gangsterët amerikanë Bonnie Parker dhe Clyde Barrow, që vdiqën të masakruar nga policia në vitin 1934, janë shitur në një ankand për 504 mijë dollarë.

Armët ishin pjesë e ankandit të organizuar nga kompania RR Auction dhe të titulluar ‘Gangsterët, keqbërësit dhe ligjvënësit amerikanë’, që po zhvillohet në shtetin amerikan të Nju Hempshërit.

Bonnie dhe Clyde u bënë të famshëm gjatë periudhës së njohur si Depresioni i Madh për një seri grabitjesh të dhunshme bankash, para se të vriteshin në një pritë të ngritur nga policia në Luiziana më 23 maj 1934.

Mes objekteve të tjera që kanë dalë në shitje në ankand janë edhe disa sende të bosit Al Capone dhe kriminelit tjetër të njohur me pseudonimin Baby Face Nelson.

Revolveri i Bonnie Parker, tip “Colt Detective Special 38”, ishte ai që tërhoqi shumën më të madhe, 264 mijë dollarë. Ndërkohë, pistoleta e Clyde Barrow, “Colt 45”, e vitit 1911, u shit për 240 mijë dollarë, ndërsa ora e tij e xhepit për 36 mijë dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat