Sinoziti? Largohet vetëm me një mënyrë popullore

Life style

Sinoziti? Largohet vetëm me një mënyrë popullore

Më: 12 shtator 2012 Në ora: 00:05

Ju mund të blini ilaçe sa të doni, por sinusiti ka vetëm një mënyrë për ta luftuar. Fjala është për atë popullore, mjaft të thjeshtë: Ujë me kripë.
Po, po. Mjafton vetëm një gotë ujë e përzier me kripë dhe do të shihni sesi kjo terapi do të funksionojë menjëherë.
Kjo mund të duket si një "ilaç i gjyshes", por tani rreth tij ka edhe një vërtetim shkencor.
Dhe efikasiteti i tij është demonstruar në fakt edhe nga një studimi amerikan i ndërmarrë nga Universiteti i Visconsinit.

Sipas tij, uji me kripë paraqet një efekt pothuajse të menjëhershëm për të liruar kanalet e zëna të hundës dhe nga shtypja e shkaktuar prej sinusitit.

Do të mjaftonin vetëm dy gota në ditë.

Eshtë një mënyrë, e cila paraqitet funksionale, si për të rriturit, ashtu edhe për fëmijët, madje edhe për ata shumë të vegjël.

Sekreti i saj qëndron pikërisht në faktin se pastrimi me ujë dhe kripë, mbron dhe ushqen mukozat që rreshtohen në zgavrën e hundës, ndërsa arrin deri te muret e sinuseve. Duke ndihmuar kështu për të pastruar të gjithë zonën e hundës, e cila çdo ditë është e ekspozuar ndaj të gjitha llojeve të mikrobeve, smogut apo pluhurit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat