90-vjeçari viziton çdo ditë të njëjtin lokal, për 72 vite rresht

Life style

90-vjeçari viziton çdo ditë të njëjtin lokal, për 72 vite rresht

Më: 11 shtator 2012 Në ora: 22:05

Është një ndër personat më të rregullt në botë për konsumimin e pijes alkoolike dhe jo vetëm.
Ai gjithashtu është edhe personi më strikt nisur nga fakti se konsumimin e pijes alkoolike e ka realizuar në të njëjtin lokal për 72 vite rresht.

ëhet fjalë për 90-vjeçarin, Arthur Reid, i cili është person tepër i rregullt, pasi shkon në të njëjtin lokal prej shumë kohësh.

Madje pronarët e lokalit i kanë dhuruar atij një pllakatë prej ari për 90-vjetorin e lindjes, të vendosur në karrigen e tij të preferuar, ku është i gdhendur emri dhe mbiemri, si dhe viti i lindjes së të moshuarit

“Gjithnjë kam punuar shumë dhe jam argëtuar duke vizituar lokalin. Kurrë nuk e kam parë të nevojshme për të vazhduar më tej”, shprehet 90-vjeçari.

Njëri prej klientëve shprehet se në momentin që nuk e shohin Arthur në orarin e tij të caktuar, ata të gjithë njëzëri pyesin se ku ndodhet i moshuari.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat