Binjakët identikë, numra me flokët e tyre për t’u dalluar

Life style

Binjakët identikë, numra me flokët e tyre për t’u dalluar

Më: 10 shtator 2012 Në ora: 22:46

Nëna e katër djemve binjakë ka gjetur mënyrën më të thjeshtë për të identifikuar fëmijët e saj, pasi ata janë aq identikë saqë dhe vet ajo i ngatërrojnë me njëri-tjetrin.

Për të zgjidhur këtë situatë jo të zakontë Tan Chaoyun, nga Kina ka etiketuar në kokën e binjakëve 6-vjeçar nga një numër, këtë gjë ajo e ka arritur duke qethur flokët e djemve dhe në qendër të tyre ka realizuar numrat nga njëshi deri tek katra.
Në këtë mënyrë nëna shprehet se mësuesja e ka më të lehtë për t’i identifikuar binjakët e saj gjatë orës së mësimit në klasë.

Këtë vendim drastik nëna e mori para se fëmijët të bëheshin pjesë e shkollës fillore nisur edhe nga fakti se edhe vet ajo i ngatërronte ata herë pas here ngaqë binjakët janë identikë me njëri-tjetrin.

“Djemtë e mi janë identik me njëri-tjetrin dhe ndonjëherë edhe unë i ngatërroj ata. Edhe babai i tyre nuk arrinë t’i ndajë ata njëri nga tjetri pasi i duken të gjithë njësoj. Ndonjëherë ai ndëshkon gabimisht njërin prej tyre pavarësisht se fajin mund ta ketë bërë djali tjetër”, shprehet nëna e katër binjakëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat