Mënyra më e mirë për të prezantuar veten

Life style

Mënyra më e mirë për të prezantuar veten

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 13:57
Ilustrim

Çdo herë që duhet ta prezantoni veten para të tjerëve, është me rëndësi që të arrini t’i lidhni tri gjëra.

Duhet të gjeni lidhshmërinë mes jush, grupit dhe temës.

Ky koncept është i njohur si “Trekëndëshi i besimit”, dhe kur e bëni atë mirë, publiku do të ju dojë dhe do të ju dëgjojë me kënaqësi.

Nëse flisni për veten pa u lidhur me temën, atëherë prezantimi do të jetë jashtë kuptimit.  Nëse flisni për veten pa u lidhur me grupin apo audiencën, atëherë thjesht askujt s’do t’i interesoni.

Duhet ta bëni publikun të ndjehet rahat dhe të ketë interes ndaj jush, ose në të kundërtën ata nuk do t’u “besojnë”.

Që të jeni efektiv, kujdesuni t’i lidhni këto tri gjëra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat