Trend i ri në fitnes: Edhe argëtoheni, edhe i shpenzoni 1200 kalori në orë!

Life style

Trend i ri në fitnes: Edhe argëtoheni, edhe i shpenzoni 1200 kalori në orë!

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 10:11
Trend i ri në fitnes

I karakterizojnë këpucët speciale – të ashtuquajturat këpucë kërcyese “Kangoo Jumps” – të cilat amortizojnë kërcimet, mbrojnë nyjat dhe mundësojnë përjetim të paharrueshëm të kërcimeve në trampolinë.

Kjo mënyrë argëtuese e ushtrimeve paraqet trening intensiv dhe me motivacion të lartë i cili lëviz gjithë trupin, shton qëndrueshmërinë dhe vëllimin e muskujve, por edhe ndikon pozitivisht në sistemin kardiovaskular.

Kur i përdorni këpucët “Kangoo Jumps”, në ushtrim aktivizohet edhe çdo qelizë e trupit tuaj. Kjo do të thotë që të gjithë muskujt tuaj njëkohësisht do të formësohen.

Filozofia e stërvitjes me Kangoo Jumps ka të bëjë me faktin që stërvitja nuk duhet të jetë monotone, por duhet të bëhet me kënaqësi. Ajo përfaqëson një nga stërvitjet më unike në botë dhe u shpik në vitin 1920 me qëllim kryesor rehabilitimin e lëndimeve që përfshinin gjunjët dhe kyçet e këmbëve.

Të mirat të cilat na i ofron kjo mënyrë e ushtrimit:

– Dobësim të shpejt dhe të sigurt, i cili në mënyrë natyrale formëson trupin, forcon sistemin muskulor-kockor dhe përmirëson masën e muskujve dhe indet yndyrore;

– Përmirëson metabolizmin në gjendje qetësie prandaj trupi shpenzon më shumë kalori edhe disa orë pas ushtrimit;

– Forcon zemrën dhe muskujt e tjerë (që të punojnë me efikasitet), përmirëson qarkullimin periferik dhe zvogëlon numrin e rrahjeve të zemrës në gjendje të qetë;

– Është preventivë për problemet kardiovaskulare dhe ndihmon në rehabilitimin e problemeve të zemrës;

– Zvogëlon shfaqjen e osteoporozës dhe shton dendësinë e eshtrave dhe mbron nyjat nga lodhja kronike të shkaktuar nga ushtrimi me baza të fora;

– Ngadalëson atrofinë e muskujve në procesin e plakjes;

– Zvogëlon dhembjet në qafë dhe shpinë por edhe dhembjet e tjera të shkaktuara nga mungesa e ushtrimeve;

– Përmirëson metabolizmin duke i zvogëluar pengesat metabolike dhe problemet me lukthin;

– Zvogëlon lodhjen dhe dhembjet menstruale te femrat.

Më e mira nga e gjitha është që çizmet “Kangoo Jumps” ofrojnë siguri, rezistencë dhe kërcim të ulët pa u rrezikuar nga lëndimet e sistemit kockor-muskulor, prandaj këto këpucë i bën një ndër treningët më të mirë të aerobisë.

Mënyra e këtillë e ushtrimeve ka elementin më të rëndësishëm – është shumë argëtuese dhe interesante që shton shanset për ushtrime të vazhdueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat