Si ndikojnë paratë në marrjen e vendimeve?

Life style

Si ndikojnë paratë në marrjen e vendimeve?

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 14:31
Ilustrim

Sipas një studimi të ri nga Universiteti i Amsterdamit, njerëzit që kanë shumë para janë shpesh të bindur se ata kanë të drejtë në çdo gjë dhe nuk duan të dëgjojnë këshillat e njerëzve të tjerë.

Një shembull banal i një vetëbesimi të tillë është se shumë njerëz të famshëm janë të veshur shumë keq, pavarësisht faktit se ata mund të përballojnë rrobat e krijuara nga projektuesit më të famshëm të modës.

Shkencëtarët besojnë se kjo ndodh, pasi ndihen shumë të sigurt. Një sasi e madhe parash u jep atyre disa siguri, besim dhe për këtë arsye marrin vendime dhe vlerësime të rreme. Ata bëhen aq të sigurt për atë që nuk duan të dëgjojnë dikë që dëshiron të nxjerrë në pah gabimet e tyre.

Kjo lloj sjelljeje mund të kalojë përmes tepihut të kuq, por në fusha të tjera si spitalet apo institucionet financiare, mund të lindin probleme serioze.

Shkencëtarët e udhëhequr nga dr. Mael Lebreton studiuan 104 të anketuar. Ata morën pjesë në testet vizuale me filtrat Gabor. Këta filtra mund të jenë monokromatikë ose me mostra. Ata përdoren shpesh në testet e perceptimit.

Në eksperiment, të anketuarit duhej të vendosnin se cila prej dy imazheve kishte një kontrast më të lartë. Në një shkallë prej 50% deri 100% treguan se sa të sigurt janë në vendimin e tyre. Atyre iu tha se do të fitonin ose humbnin paratë, varësisht se sa ishin të saktë. Ishte rreth dhjetë dollarë.

Rezultatet treguan se njerëzit u bënë shumë të sigurt kur iu buzëqeshi shpërblimi. Për dallim nga kjo, nëse kërcënoheshin me humbje, vetëbesimi zvogëlohej. Paraja ka ndihmuar njerëzit të marrin vendime.

Megjithatë, ata njerëz që ishin të sigurt për vendimin e tyre për para, u bënë edhe më të sigurt. Mundësia e shpërblimit monetar, sipas shkencëtarëve, mund të ndryshojë gjendjen psikologjike. Ndryshe, hulumtimi u botua në revistën ‘Advances Science’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat