1 mijë kandidatë për t’u martuar me rusen bukuroshe por shikoni rrahjen që bëhet mes kandidatëve

Life style

1 mijë kandidatë për t’u martuar me rusen bukuroshe por shikoni rrahjen që bëhet mes kandidatëve

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 19:19
Olga Buzova

Në Rusi është duke u zhvilluar një shou televiziv në të cilin artistja Olga Buzova do të zgjedhë bashkëshortin e saj prej 1 mijë konkurrentësh.

Por një moment aspak i pëlqyer ka ndodhur në shfaqjen e fundit. Tre prej garuesve janë grushtuar mes vete pikërisht për vajzën në fjalë.

32 vjeçarja ka përpara një numër të madh të kandidatëve por që në finale shkojnë vetëm pesë prej tyre.

Sipas publikimeve rrahja ishte organizuar nga kandidatët e tjerë në drejtim të, Valentin Korobkov 34 vjeçar pasi sipas tyre ai ka një të kaluar kriminale.

Kur ai mësoi për pretendimet në fjalë vendosi të grushtojë edhe ai.

Madje ai tha se nuk ka qenë kurrë në burg.

“Unë kurrë nuk kam qenë në burg dhe nuk kam një dosje penale. Po kam shkelur një ligj në të kaluarën, por jam njeri i mirë dhe bëj gjërat e duhura”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat