Aloe Vera mund të durojë deri në dy javë pa ujë, ja ç'duhet të dini tjetër rreth kujdesit për këtë bime

Life style

Aloe Vera mund të durojë deri në dy javë pa ujë, ja ç'duhet të dini tjetër rreth kujdesit për këtë bime

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 07:06
Aloe Vera

Që kur kemi mësuar më shumë për përdorimet e xhelit të aloe verës, sigurohemi që mos të na mungojë asnjëherë në shtëpi, në një formë apo në tjetrën . E blejmë me shishe, në kavanoza apo tubeta, pa e ditur se këtë të fundit mund ta përftojmë direkt nga bima.

Duke qenë një bimë tropikale, shumë prej nesh mendojnë se do ishte e kotë ta mbillje në vazo në ballkon, POR në këtë artikull LIVING do t’ju mësojë më shumë rreth kësaj bime, se si ta mbillni e të kujdeseni për të. 

Aloe vera është një bimë që mund të rezistojë gjatë pa ujë! Ujiteni lulen një herë në dy javë derisa i gjithe dheu të lager. E rëndësishme është që dheu të jetë i lagësht në mënyrë që ajo ta thithë këtë të fundit graduialisht për ditët në vijim !

Përdorni vazo të baltës në vend të plastikeve dhe sigurohuni që t’i mbushni gjysmë për gjysme me dhé dhe rërë. Mos e ujisni sërish nëse dheu nuk është tharë, sepse kjo gjë do të shkaktonte kalbjen e lules. 
Aloe kërkon temperaturë relativisht të lartë për t’u rritur dhe pa rrezet e diellit do të thahej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat