Ja disa zgjidhje të shpejta për t’i rregulluar këpucët e dëmtuar

Life style

Ja disa zgjidhje të shpejta për t’i rregulluar këpucët e dëmtuar

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Në qoftë se më parë i keni hedhur apo thjesht lënë në dollap këpucët tuaja të preferuara vetëm sepse nuk keni dikur si ti ktheni si më parë, tani do mësoni disa zgjidhje të shpejta. Mjetet janë të thjeshta dhe me siguri i keni në shtëpitë tuaja.

Për të hequr aromat e pakëndshme: Vodka! Hidheni atë në një shishë dhe sprucojeni në veshjet apo këpucët që kanë një aromë jo të mirë. Mos u mundoni ta lagni së tepërmi dhe prisni deri sa vodka të avullojë.

Për të hequr vijat që krijohen në këpucët e lëkurës: Duhet një furçë ose një sfungjer i butë dhe lyejini në miksimin e ujit dhe uthullës. Fërkoni këpucët në vendin që janë krijuar vijat dhe lërini të thahen në diell.

Për të hequr njollat e ndryshkut nga bluzat: Përzieni kripën me limon ose uthull të kuqe dhe prisni 30 minuta, shkruan living. Më pas aplikojeni në vendin që keni njollën dhe prisni deri sa të fillojë të zhduket.

Për ti rikthyer shkëlqimin këpucëve: Merrni pastruesin e xhamave dhe spërkateni tek këpucët që dëshironi. Fërkojini më një leckë dhe lërini të thahen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat