Si ta testoni baraspeshën

Life style

Si ta testoni baraspeshën

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 11:01
Ilustrim

Tentoni që përmes këtyre këshillave të përcaktoni baraspeshën tuaj...

Qëndroni drejtë, këmbët duhet t’i keni të afruara, kokën drejtë, duart për trupi. Ngriteni njërën këmbë, lakojeni në gjunjë nga jashtë ashtu që të jetë paralel me dyshemenë.

Tash, për disa minuta kuptojeni baraspeshën. Mbyllni sytë dhe filloni të numëroni.

Me baraspeshë të mirë do të mund të qëndroni deri në 15 sekonda, ndërsa nëse keni baraspeshë të shkëlqyer mund të qëndroni deri në 25 sekonda ose më shumë pa e lëshuar këmbën.

Nëse nuk keni arritur të qëndroni 15 sekonda, atëherë para jush ka shumë punë. Rekomandohet që çdo ditë ta përsëritni këtë ushtrim, ashtu që të përmirësoni baraspeshën.

Për ta lehtësuar tetin, qëndroni afër një karrigeje ose diçkaje tjetër për të cilën mund të kapeni.

Që ushtrimi t’ju sfidojë, atëherë bëhuni të vendosur dhe ushtrimin realizojeni në terren jo të rrafshët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat