Moda këtë vjeshtë, me pantallona të gjera

Life style

Moda këtë vjeshtë, me pantallona të gjera

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 17:33
Ilustrim

Është një stil mjaft i rehatshëm pantallonash, të cilat mund t’i vishni që tani. Moda këtë vjeshtë është me pantallona të gjera, gjë që mund të zbatohet shumë mirë edhe te pantallonat treçerëkëshe.

Si një ndër stilet më të pëlqyera të kohëve të fundit, këto lloj pantallonash janë ndër veshjet që mund të kombinohen shumë lehtë.

Ato janë edhe shumë të rehatshme në punë.

Propozimet që vijnë nga pasarelat mbajnë emrat më në zë të modës si: Escada, Elie Saab, Salvatore Ferragamo, Alberta Ferretti, Fendi, Ralph Lauren, Louis Vuitton, Donna Karan, Victoria Beckham, Red Valentino, Christian Dior, Dries Van Noten, Vera Wang etj.

Disa stilistë i kanë propozuar pak mbi kyçin e këmbës, të tjerë më të shkurtra, deri edhe poshtë gjurit.

Sipas stilistëve, këto lloj pantallonash krijojnë harmoni me çdo lloj trupi dhe me një shumëllojshmëri veshjesh. Ato mund të duken bukur me një xhaketë lëkure, bluza dhe këmisha të holla.

Po ashtu, mund të vishen në çdo orë të ditës, por janë të përshtatshme edhe si veshje biznesi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat