Nuk dini si t’i përdorni mbetjen e verës dhe rregullisht e hidhni poshtë?

Life style

Nuk dini si t’i përdorni mbetjen e verës dhe rregullisht e hidhni poshtë?

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 15:29
Ilustrim

Gjashtë mënyra se si ta përdorni edhe pikën më të fundit.

Pas festës ju mbeten më shumë shishe me nga pak verë në to, deri tani me siguri i keni hedhur poshtë, mos i hidhni më.

1. Bëni uthull vere

Në një shishe të pastër qitni mbetjet e verës së zezë dhe lini të qëndrojë disa javë. Shishen mos e mbyllni dhe herë pas here përzieni. Vera pas disa javëve do të shndërrohet në uthull, pa kurrfarë shtesash.

2. Shtesë për supë dhe çorbë

Për t’i dhënë shije të veçantë supës së pulës apo të viçit ose çorbës qitni pak verë të bardhë. Çorbës së domateve apo çorbës nga mishi i shtazëve të egra perfekt u përshtatet vera e zezë. Gjatë zierjes shtoni gjysmë gote ose një gotë verë dhe do të keni shije plotësisht të re, por më të mirë, të gjellës së vjetër.

3. Zieni pemët

Në verën e zezë në të cilën keni shtuar sheqer, zieni (shkurtimisht)… Pas zierjes, është e nevojshme që pemët dhjetë minuta të qëndrojnë në lëngun e vet. Nxirrni, zbukuroni me krem dhe deserti i shijshëm është gati.

4. Bëni omëletë të shijshme

Me rastin e gatimit të omëletës, vezëve shtoni cilindo lloj të verës së bardhë (një lugë për dy vezë). Tundni mirë me pirun dhe qitni në vaj të nxehtë. Do të keni të gatuar omëletë të “fryrë”.

5. Ngrini mbetjet e verës

Verën qiteni në një enë për akull dhe ngrijeni. Më vonë mund ta përdorni për ftohje të verës apo si shtojcë gjellëve me rastin e zierjes.

6. Kurth për miza

Nuk mund t’i hiqni qafe mizat e mërzitshme të cilat nga dita në ditë ju zukatin rreth kokës? Lëreni shishen me shumë pak verë në vendin ku më së shumti ka miza. Aroma e verës do t’i tërheqë dhe kur të hyjnë në shishe më nuk do të mundë të dalin nga ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat