Lajme befasuese për shtatzëninë pas abortit spontan: nuk duhet pritur tre muaj?

Life style

Lajme befasuese për shtatzëninë pas abortit spontan: nuk duhet pritur tre muaj?

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 11:12
Ilustrim

Kohë më parë hulumtimi të cilin e ka bërë Eunice Kennedy Shriver i Institutit Kombëtar për Shëndetin dhe Zhvillimin e Fëmijës (NICHD) sugjeron që përpjekja për shtatzëni në tre muajt e parë pas abortit spontan në të vërtetë mund të shtojë shanset për shtatzëni të shëndetshme.

Hulumtuesit kanë vëzhguar rreth 1.000 femra, të cilat kanë pasur abort spontan para javës së njëzetë të shtatzënisë dhe i kanë përcjellë gjatë gjashtë cikleve pasuese menstruale (keni parasysh që asnjë abort spontan i atyre shtatzënive nuk ka qenë për shkak të shtatzënisë ekoptike apo molare).

Nëse femra ka mbetur shtatzënë, hulumtuesit e kanë përcjellë deri në përfundim të shtatzënisë, qoftë kur ka përfunduar me abort apo me lindje të gjallë.

Rezultatet janë interesante: 76 për qind e femrave janë përpjekur të mbeten shtatzënë në tre muajt e parë pas abortit spontan.

Ato femra kanë pasur 69 për qind shanse të mbeten shtatzënë, në krahasim me 51 për qind të shanseve për ato të cilat nuk kanë provuar të mbeten shtatzënë në tre muajt e parë.

Ajo që është edhe më e rëndësishme, 53 për qind e shtatzënive të cilat janë filluar në tre muajt e parë kanë rezultuar me lindje gjallë të fëmijëve, në krahasim me vetëm 36 për qind të grupit i cili ka pritur.

“Të dhënat tona sugjerojnë që disa femra të cilat kanë provuar sërish të mbeten shtatzënë në afatin prej tre muajsh mund të kenë sukses shpejt nëse jo edhe më shpejt, sesa ato të cilat presin tre muaj e më shumë”, thotë Enrique Schisterman, epidemiolog i NICHD-së dhe autor kryesor i studimit.

Studimi është publikuar në revistën Obstetrics and Gynecology. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat