Java e modës në New York thyen tabu

Life style

Java e modës në New York thyen tabu

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 21:15
Java e modës në New York

Java e modës në New York është një nga eventet më të mëdha në botën e modës e cila startoi më datë 6 Shtator në mënyrë madhështore. Ky sezon solli momente pikante nga rikthimi i modeleve të viteve ’90 duke bërë që kjo javë të ishte e komentuar në mbarë botën. Por disa nga koleksionet ishin më të diskutuarat.

Emisioni “Rudina” ka nxjerrë në pah momentet kryesore të eventit ku shihet përzierja e look-ut te viteve ’80 dhe veshjeve formale që ishte një tjetër tendencë që mori vëmendje të madhe. Në Javën e Modës nuk munguan ngjyrat e forta me printe shumëngjyrëshe, veshje me shpatulla të zbuluara e vathë të mëdhenj.

Interesantja e kësaj sfilate ishte edhe ylli më i ri, Desmond Napoles, përkrahës i komunitetit LGBT. I njohur për stilin dhe bukurinë e tij ai kaloi në pasarelë i veshur me të zeza, me thonj bardhë e zi dhe flokë të argjendtë duke shkaktuar bujë në audiencë. Vjeshta e 2018-ës solli veshje të fuqishme për të ngritur figurën e gruas.

Spektakli përfshiu edhe postera të ndryshëm për të drejtat e grave, aktet heroike nga e kaluara e deri tani për të treguar fuqinë e gruas. Ky ishte një sezon që pati shumë diversitet dhe u dallua për modelet “Plus size” si dhe për llojet e trupave dhe historitë që ato mbartnin.

Dhe s’mund të lëmë pa përmendur Rihannën, kompleksitetin që ajo reflekton si edhe idetë inovative që gjithmonë shkaktojnë polemika. Me një parakalim modelesh të veshura me të brendshme seksi Rihanna e ktheu këtë spektakël në një event madhështor duke ngritur në piedestal gruan dhe dëshirat e saj. Një pasarelë e jashtëzakonshme, e çuditshme dhe me deklarata të forta Java e Modës në New York duket se do të mbetet gjatë në kujtesën e audiencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat