Buzëkuqi ideal për çdo shenjë të Zodiakut

Life style

Buzëkuqi ideal për çdo shenjë të Zodiakut

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 13:19
Ilustrim

Doni të dini se cili është buzëkuqi ideal për ju? Më poshtë, sipas shenjave zodiakale do të mësoni se cila është ngjyra e përshtatshme për ju.

Mbajeni parasysh, sidomos kur nxitoni!

Dashi – E kuqe mat dhe me dritë
Ju jeni jeta e festës, kështu që buzëkuqi i përshtatshëm për ju është ky buzëkuq dinamik, si vetë ju.

Demi – Shegë
E zgjuar dhe e vendosur do ju rrinte shumë bukur kjo ngjyrë rock.

Binjakët – Miks të kuqesh
Një buzëkuq fiks për ju si shenjë dyshe dhe gati për të eksploruar botën.

Gaforrja – E kuqe e thellë
Ju jeni njerëz me këmbë në tokë dhe shumë të gatshëm për të ndihmuar njerëzit që doni. Ky është një buzëkuq që shkon me çdo lloj pigmenti të lëkurës por edhe çdo formë buzësh.

Luani – Rubin
Me vetëbesim, e ëmbël dhe e drejtë juve ju nevojitet një ngjyrë e fortë dhe që zgjat shumë.

Virgjëresha – Manaferrë
Analitike, e pavarur dhe shumë inteligjente kjo është ngjyra që ju shkon ju përshtat.

Peshorja – Rozë shumë e lehtë
Elegante, e butë dhe e bukur ju keni nevojë për një ngjyrë që shkon me çdo veshje tuajën.

Akrepi – Kafe e thellë
Misterioze, e përkushtuar dhe e egër ,juve ju nevojitet një ngjyrë pasioni si vetë ju.

Shigjetari – Koral
Një nga shenjat më aventuriere, një ngjyrë e fortë, por edhe praktike si vetë ju.

Bricjapi- Rozë e mbyllur
E përgjegjshme, e duruar dhe besnike ndaj njerëzve që do, për ju është kjo ngjyrë e ngrohtë si vetë karakteri juaj.

Ujori –Vjollcë
Rebele dhe avangarde, ju nuk ndiqni trendet tipike.

Peshqit – Çiklamin e hapur
Ju jeni mendjehapur dhe të gatshme për eksperienca të reja, një shkëlqyes në këtë ngjyrë është fiks për ju.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat