I drejtoni flokët me pjastër, ja gabimet që bëni gjatë përdorimit

Life style

I drejtoni flokët me pjastër, ja gabimet që bëni gjatë përdorimit

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 10:08
Ilustrim

Sado që të përpiqemi për të patur një krehje perfektë të flokëve pavarësisht se kemi një pafundësi me pajisje, por siç e bën një profesionist ne nuk e realizojmë dot. Duke u përpjekur që të bëjmë një krehje disi, problemi kryesor janë pajisjet e nxehta, ndaj ne ju japim disa këshilla të dobishme dhe gabimet që duhet të shmangim gjatë përdorimit të pjastrës.

1.Filloni të përdorni pjastrën pa i tharë flokët mirë

Sigurohuni që flokët tuaja të jenë tërësisht të thata përpara se t’i drejtoni me pjastër

2.Nuk përdorni spraj mbrojtës ndaj nxehtësisë

Janë këto produkte që do t’ju mbrojnë flokët nga nxehtësia dhe nëse ju nuk i përdorni flokët do të digjen dhe do të humbin shkëlqimin brenda një kohe të shkurtër

3.Gradoni pjastrën në nivelin më të ulët të nxehtësisë

Ju mund të mendoni që ngrohja dëmton , gradimi më i ulët do i mbrojë ato. Jo, ju vetëm që nuk shpëtoni ndaj nxehtësisë por stilimi me nxehtësi të ulët do ju detyrojë që t’i bini disa here flokëve përsipër për t’u drejtuar  duke rritur rrezikun e djegies.

4.Mos ushtroni presion dhe mos e tërhiqni me forcë ndërsa po krihni flokët

Kjo teknikë mund të bëjë që flokët tuaj të bien më shumë dhe të dobësohen që në rrënjë

5.Nuk përdorni krehër kur drejtoni flokët më pjastër

Sigurohuni që flokët të jenë të krehur e pa koklavitje, përpara se të përdorni pjastrën në mënyrë që gjatë procesit të krehjes me këtë pajisje të mos keni probleme

6.Gabimi i fundit lidhet me pastrimin e mjeteve stiluese

E mbani mend kur e keni pastruar për herë të fundit pjastrën?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat