Më në fund shkenca ka shpjegim se përse inteligjentët duan të qëndrojnë në vetmi

Life style

Më në fund shkenca ka shpjegim se përse inteligjentët duan të qëndrojnë në vetmi

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 22:56
Ilustrim

Një studim i ri sapo ka zbuluar një të vërtetë befasuese: ndryshe nga ç’është menduar, shoqërimi me persona tjerë nuk është gjithmonë gjë e mirë për ju – e kjo është posaçërisht e vërtetë nëse keni inteligjencë mbi mesataren.

Nëse jetoni në një qytet të madh, ju shpenzoni më shumë kohë me njerëz, sidoqoftë, ‘British Journal of Pschyology’ ka një teori se personat më inteligjentë nuk ndihen më të lumtur kur janë të rrethuar nga shoqëria.

Pra, thënë më thjesht, përderisa shumica e njerëzve ndihen të lumtur kur janë të rrethuar nga shokët e shoqet, personat e mençur ndihen të lumtur kur nuk janë të rrethuar nga ta.

Përse inteligjentëve iu duhet më shumë kohë në vetmi?

Anketimi ka ekzaminuar 15,000 njerëz të moshave 18-28 vjet. Rezultatet kanë qenë shumë konsistente. Çdo pjesëmarrës ka shpjeguar se pëlqen të shpenzojë kohë me njerëz tjerë.

Por, ndryshe nga ta, personat më inteligjentë janë përgjigjur se preferojnë të shpenzojnë kohë në vetmi sepse janë të interesuar të arrijnë qëllime afatgjate.

Pra, personat inteligjentë pëlqejnë të shpenzojnë kohë në vetmi sepse kanë më shumë kohë të merren vetëm me veten, ta përmirësojnë veten dhe të përkushtohen në arritjen e qëllimeve të ndryshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat