Pesë shenjat paralajmëruese që tregojnë se ky është takimi i parë dhe i fundit mes jush

Life style

Pesë shenjat paralajmëruese që tregojnë se ky është takimi i parë dhe i fundit mes jush

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 06:27
Ilustrim

Takimi i parë me një person të panjohur, sidomos nëse njohja fillestare është thjeshtë në biseda Facebook-u, mund të përfundojë, jo tamam ashtu si ju e keni imagjinuar. Na vjen keq për këtë, por duhet të mësoheni. Njerëzit të cilët nuk duhet t’i keni në krahë për asnjë arsye, zakonisht i japin shenjat paralajmëruese që në takimin e parë, por ju duhet të jeni të vëmendshme për t’i kapur. Për të kuptuar nëse ky takim i parë duhet të jetë dhe i fundit lexoni pesë situatat e mëposhtme, e nëse gjendeni përballë tyre largohuni pa lënë gjurmë.

1. Është i vetmi që hap tema diskutimi, pra kontrollon “axhendën e muhabetit”
Nëse personi që keni përballë thotë ç’ka për të thënë dhe ndërron temën e bisedës pa ju dëgjuar ju, është një shenjë që ai ashtu do të sillet gjithmonë.

2.Tregon gjithçka mbi jetën e tij personale, madje flet edhe për gjërat personale të të tjerëve (pa ju interesuar fare juve). Kjo nuk është shenjë sinqeriteti, por e një njeriu që nuk di të ndajë gjërat që duhen thënë, nga ato që nuk duhen ndarë me të tjerët, sidomos në takimin e parë. Dikush që flet për tema të tilla si problemet familjare tregon një mungesë serioze të gjykimit të situatave.

3. Kur ai nuk pushon së foluri për marrëdhënien e fundit , për ish-të dashurën dhe për arsyet pse gjërat nuk kanë shkuar mirë.

4. Është i papërmbajtshëm dhe dërgon sinjale se ai është i interesuar vetëm për një marrëdhënie rastësore, seksuale. Seksi nuk është tema e parë, për të cilën duhet të flisni dhe nëse ai fillon e flet për dëshirat dhe pritshmëritë e tij , do të thotë që këto të fundit i pret nga ju.

5. Kur ai tregohet shumë entuziast dhe fillon të parashikojë lidhjen tuaj deri në lindjen e fëmijëve Kjo gjë tregon se ka të ngjarë të projektojë një botë imagjinare në të cilën ju nuk do të keni një rol kryesor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat