Çfarë shkaktojnë pushimet në trurin tonë? Po rikthimi në punë?

Life style

Çfarë shkaktojnë pushimet në trurin tonë? Po rikthimi në punë?

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 08:48
Ilustrim

Sipas rezultateve të një studimi shkencor 40-vjeçar, marrja në mënyrë të rregullt e pushimeve mund të zgjasë jetëgjatësinë tuaj.

Meshkujt që morën tre javë ose më pak pushime kishin 37% më shumë probabilitet për të vdekur se ata që kishin marrë më shumë se tre javë pushim.

Dështimi për t’iu larguar stresit të përditshëm të zyrës largon mundësinë për të ngrënë shëndetshëm dhe për të bërë ushtrime fizike.

Sipas gjetjeve të fundit, ata që nuk marrin pushime rregullisht kanë tendencën të punojnë më gjatë dhe të flenë më pak, gjë që ndikon te shëndeti i tyre.

Shkencëtarët analizuan vetëm përfitimet pozitive te shëndeti që vinin prej pushimeve dhe jo nëse personat udhëtuan në një vend të largët për pushimet e tyre.

Ata zbuluan se pushimet më të shkurtra ishin të lidhura me një shkallë vdekshmërie më të lartë në grupin e personave që iu nënshtruan programit shëndetësor (regjim i shëndetshëm ushqimor, ushtrime fizike dhe këshilla mbi stilin e jetës).

Në grupin e ndërhyrjes, meshkujt që morën tre javë pushime apo më pak gjatë vitit, kishin 37% probabilitet për të vdekur mes viteve 1974 – 2004, krahasuar me atë që kishin marrë më shumë se tre javë pushimesh, shkruan opinion.al. Megjithatë, pushimet nuk kishin asnjë ndikim te rreziku për të vdekur te grupi i kontrollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat