A munden të funksionojnë lidhjet në distancë të largët?

Life style

A munden të funksionojnë lidhjet në distancë të largët?

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 23:48
Foto ilustrim

Lidhjet në distancë janë një problem mjaft i diskutueshëm në botën e lidhjeve. Njerëzit duket se janë të ndarë në atë që a ja vlejnë të investojnë në ta apo jo?

 

Në një anë për disa persona nëse mendojnë veten në një marrëdhënie në distancë, për ta automatikisht nënkupton frustrim, dhembje dhe dëshpërim. Ndërsa në anën tjetër, nëse në atë lidhje ekziston një nivel i fortë pajtueshmërie dhe ju keni besim në njëri –tjetrin, më shumë gjasa distanca bëhet e parëndësishme.

Por më duhet të theksoj se komunikimi është çelësi i një lidhje të suksesshme, jo vetëm në dashuri por edhe në çdo marrëdhënie tjetër, kjo e bënë që lidhjet në distancë të kërkojnë më shumë përkushtim, duhet të jemi të kujdesshëm se çka shkruajmë sepse shpeshherë, përmes mesazheve gjerat mund të keqkuptohen. Për ketë arsye do të jap disa këshilla që t’i merrni parasysh kur bëhet fjala për dashurinë në distancë.

A kërkoni dytë të njëjtën gjë?

Kjo është ajo se çfarë duhet të bëni me fillim, përpara se të filloni të shpenzoni një kohë të madhe të energjisë, të hollave që do i shpenzoni për të udhëtuar, në mënyrë që të shihni njëri-tjetrin. A jeni të dytë në të njëjtin drejtim, i dëshironi të dytë të njëjtat gjëra? Sa kohë do t’i jepni përpara se të vendosni se a dëshironi të jetoni me të, apo t’i jepni fund.

A është njëri prej ju duke e konsideruar shpërnguljen?

Kjo lidhet me atë që e theksova edhe më lart, të komunikoni, me kohë ju duhet te flisni se njëri prej juve duhet të eventualisht të shpërngulet te tjetri. Nëse asnjëri prej jush nuk e konsideroni, por dëshironi të martoheni dhe të krijoni familje, atëherë është më se e qartë se kjo lidhje nuk do të funksionojë, pa marr parasysh se sa mirë kaloni me njëri-tjetrin.

Sa shpesh do jeni në gjendje që ta takoni njëri-tjetrin?

Shpresojmë që përgjigjja do jetë një herë në muaj, sepse më pak do ta bënte më vështirë që momentet intime të zhvilloheshin, edhe nëse sa i përket komunikimit jeni shumë mirë, intimiteti luan një rol mjaft të rëndësishëm, në mënyre që një lidhje të funksionojë. Përmes kontaktit fizik si: përqafimet, puthjet, shikimet sy më sy, ju do jeni në gjendje të krijoni një lidhje të fortë.

Merrni përgjegjësi për mirëqenien tuaj emocionale

Marrëdhëniet në distancë janë të vështira, andaj ju duhet të jeni të sigurt me vetveten që ta përballoni tendosjen. Problemet më të njohura që i kalojnë çiftet e sidomos ato me distance të gjatë janë: besimi dhe siguria, thjesht vetëm se ju keni më shumë hapësirë që të dyshoni. Ndonëse është normale që ndjenjat e dhimbshme t’ju kaplojnë, është e rëndësishme që të merrni përgjegjësi që të merrni ndihmë dhe përkrahje nga shokët e shoqet e ngushta, më mirë sesa t’ia hidhni të gjitha partnerit tuaj.

Mentalitetit optimal i një lidhje me distancë të largët?

Mënyra më e mirë që të filloni një lidhje është më një mendje të hapur. Nëse ndonjëherë keni pasur eksperiencë të keqe më këtë lloj lidhje, është normale që ndjeheni në “ankth”. Por lidhja juaj nuk mund të funksionojë nëse bëni pyetje filozofike siç janë: Çka nëse? Çka nëse ai është, apo s’është i duhuri? Çka nëse mund të jemi të lumtur së bashku?

Nuk do të humbni asgjë, për sa kohë që ju do gjeni njëfarë lloj bilanci të realizmit dhe pragmatizmit. Besoni ose jo, por ka edhe përfitime nëse jeni në një lidhje me distancë të largët. Do keni më shumë kohë t’i kushtoni vetës dhe interesave personale dhe do bëheni më kreativ, në aspektin e të gjeturit metoda se si të bëheni së bashku. Përfitimet do jenë të ndryshme për secilin çift, por është e rëndësishme t’i identifikoni ato dhe t’i kujtoni në kohët e vështira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat