Punonjësit në zyra të hapura janë më aktiv

Life style

Punonjësit në zyra të hapura janë më aktiv

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 13:48
Ilustrim

Punonjësit në zyra të hapura janë me akiv dhe kanë më pak stres krahasuar me ata që punojnë në zyra të ndara, sugjeron një studim i realizuar së fundmi.

Në studimin amerikan janë monitoruar lëvizjet dhe rrahjet e zemrës përmes senzorëve, të qindra punëtorëve nëpër ndërtesa të ndryshme brenda tre ditësh.

Të gjeturat kanë treguar se punonjësit e zyrave janë më të izoluar krahasuar me të tjerët, kështu duke qenë më të prirur për probleme shëndetësore, si lodhja apo problemet me zemër si dhe ndryshim të disponimit.

Gjithashtu personat në zyra të hapura lëvizin më shumë me qëllim që të gjejnë privatësi.

Megjithatë, ky studim ishte observues dhe faktorët si shkallët apo lokacioni i zyrës mund të kenë ndikim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat