Për fillim të mirë të ditës: Tendosje e muskujve për të rritur lëvizshmërinë e trupit

Life style

Për fillim të mirë të ditës: Tendosje e muskujve për të rritur lëvizshmërinë e trupit

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 09:24
BJ Gaddour

Me ndihmën e këtij trajnimi të shkurtër do të ndikoni fuqishëm në muskujt dhe mobilitetin e trupit që kanë rëndësi të madhe për kryerjen e rutinës ditore.

Nuk është e nevojshme të bëni jogë një orë të plotë çdo ditë për të avancuar mobilitetin tuaj.

Do t’ju mjaftojnë gjithsej 30 sekonda shtrirje (tendosje) në mëngjes të cilat do të ngrohin muskujt dhe nyjat tuaja.

Këtë ‘stretch drill’ e ka shpikur BJ Gaddour, ndërsa në video në fund të këtij teksti mund ta shikoni në tërësi.

Falë disa lëvizjeve të ndryshme do të liroheni nga presioni i pakëndshëm në pjesën e sipërme të shpinës, supeve por edhe të kërdhokullave.

Ky program posaçërisht u rekomandohet njerëzve të cilët gjatë ditës kalojnë shumë kohë në pozitën ulur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat