Emrat më të bukur për fëmijë me origjinë franceze për t'u ndjerë një parizien i vërtetë - Bota Sot
Emrat më të bukur për fëmijë me origjinë franceze për t'u ndjerë një parizien i vërtetë

Life style

E shtunë, 22 shtator 2018

Emrat më të bukur për fëmijë me origjinë franceze për t'u ndjerë një parizien i vërtetë

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 23:13
Ilustrim

Kur vjen puna në zgjedhjen e emrit të bebit shumë prindër i shmangin listat e emrave pasi nuk duan që fëmija i tyre të ketë 5 shokë me të njëjtin emër në klasë. Po të shikoni listën me emrat më të përdorur, në vendet e para do të jenë emra si Lisa, Emili, David dhe Majkëll por vet fakti që ata janë më të përdorurit i bënë ata më pak tërheqës. Por nëse shihni listat e emrave më të përdorur që nga vitet 1940 të një shteti tjetër, mund të gjeni pak frymëzim .Dhe në cilin shtet mund të kërkoni për emra më të bukur se në Francë ? Gjuha frënge është shumë e bukur kështu që dhe emrat s’kanë si të jenë ndryshe. Kjo është një listë me emrat më të përdorur 6 dekadat e fundit në Francë. Ndoshta njëri prej tyre dë të jetë i denjë për bebin tuaj.

Emra francezë për vajza

1. Marine. (Marina) është një emër me prejardhie nga deti dhe është shumë tërheqës në Francë
2. Lea. Ky emër do të thotë “delikatesë” dhe është emër shumë Femeror.
3. Lola. Edhe pse emri i vajzës së Madonës është Lourdes ajo shkurt i thërret Lola.
4. Ines. Do të thotë “ e sjellshme” dhe ky emër është gjithashtu shumë i perhapur në Spanjë dhe Itali.
5. Françesin. Ky emër është me të vërtet Fracez pasi edhe kuptimi i tij është “francez”
6. Silvie. Që do të thotë “natyrë”gjithashtu është dhe shumë popullor në Holand.
7. Celin. (Selin) është një tjetër emër shumë i bukur me prejardhie franceze.
8. Aurelia . Që do të thotë “e artë” dhe është një emër që shnëdrin mbi të tjerët.
9. Anis. Është një tjetër emër shumë i bukur që do të thotë “mirësi”
10. Sandrin. Sandrin është versioni francez i emrit Aleksandra.

Emra francezë për djem

1. Xhulien. Xhulien është emër perfekt edhe pse duket pak si emër uniseks.
2. Sebastiane. Ndoshta mund ta shqipëroni pak dhe t’ja hiqni shkronjën “e” në fund.
3. Teo. Emër i thjeshtë por me kuptim, Teo do të thotë “ mirëbërës”.
4. Matis. Versioni francez i emrit Mateo
5. Enzo. Është emër me origjinë italiane por shumë i përdorur në Francë.
6. Alain. Francezët i kanë shtur një “I” me tepër emrit Alan që e bënë të duket disi më ekzot.
7. Antonie. Versioni francez i emrit Antonio.
8. Stefane. Po ashtu si Antonie është ekuivalenti i emrit anglez Stephan.
9. Romain. Nëse ju pëlqen ky emër mund ta shqipëroni në Roman.
10. Lisandër. Ky emër është shumë i përdorur në Korsik.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test