Këto dhjetë gjëra, nuk duhet thënë një vajze që kurrë nuk është puthur

Life style

Këto dhjetë gjëra, nuk duhet thënë një vajze që kurrë nuk është puthur

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Nëse jeni në shkollë të mesme dhe ende nuk jeni puthur, ju ndiheni si i vetmi i ri në tërë botën, që ende nuk e ka ndarë puthjen me dikë dhe nuk është askush, ama bash askush që e kupton mundin e juaj.

Po që se gjeni guxim dhe i tregoni dikujt për statusin e juaj të të “paputhurit”, gjëja më e keqe që mund të thonë, është një nga këto gjëra në vazhdim.

1. ”E e keni seriozisht?” Në fakt, po. Për mungesën e puthjes, nuk është diçka për të cilën mahitem.

2. ”Nuk flirtoni aq sa duhet” Mirë, për mua nuk paska shpresë, sepse unë ia shpifi në flirtim (Nuk mendoj në aftësitë e mija në flirtim – apo në mungesën e tyre – kanë të bëjnë diçka me mungesën e puthjes sime).

3. ”Vetëm shko dhe puthe dikë!” O, është kaq e thjeshtë, apo jo?

4. ”Me të vërtëtë? Unë e kam marrë puthjen e parë (Vendosni këtu cilindo numër njëshifror)” Oh, faleminderit për këtë informacion shumë ndihmues dhe më ndihmues, nënkuptoj zemër-thyes. E kishe fjalën të ndihesha keq me faktin se në njëqindmijë kilometra vijë ajrore, unë jam e vetmja që nuk është puthur? Nëse po, ia arrite qëllimit.

5. *Me një zë të këndshëm bëjnë* “Auuuu…” Më duhet t’ju kujtoj se, të mos jesh puthur nuk është shumë e zakontë tek adoleshentët, andaj mbani këto “Auuuu” për bebet dhe kafshët e këndshme.

6. ”Qeshje” Vetëm mos e bëni. Të zbulosh se ende nuk je puthur mund të jetë seriozisht e vështirë dhe të kesh dikë që qeshë me këtë moment tuajin shumë të prekshëm, është seriozisht lënduese.

7. ”Çfarë ka të keqe tek ju?” Vetëm pse nuk jam puthur, nuk do të thotë se ka diçka të keqe tek unë. A ju ka shkuar mendja që unë jam duke e pritur njeriun e duhur? Ose që diçka nuk është në rregull me djemtë (apo vajzat) që nuk e shohin se sa njeri i mrekullueshëm jam.

8. ”A jeni duke e rruajtur vetën a diçka?” Nuk duhet të ketë diçka të madhe, ndonjë arsye misterioze, se pse nuk jam puthur. Thjeshtë nuk ka nodhur. Fundi i tregimit.

9. ”Jeni shumë e pafajshme” Në fakt, jo. Kam puthur me tonelata meshkuj në mendjen time.

10. ”Sa këndshëm! Keni buzë virgjine!” Phaaaaa. A mund të ndalosh?

Nuk jeni puthur kurrë? Cilat janë thënjet që i ureni, kur ju thojnë njerëzit për statusin e juaj të njeriut të paputhur? Ndani me ne në komentet më poshtë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat