Vogue nuk do të punësojë më modele nën moshën 18 vjeçare

Life style

Vogue nuk do të punësojë më modele nën moshën 18 vjeçare

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 17:57
Vogue dhe CFDA (kompani për makiazh) njoftuan se nuk do të kenë modele nën 18 vjeçe

Revista “Vogue” po i bën thirrje industrisë së moeës për të ndaluar marrjen e modeleve nën moshën 18 vjeçare. Dhe ata po udhëheqin këtë praktikë duke refuzuar të punësojnë modele të mitura për revistën.

Vogue dhe CFDA (kompani për makiazh) njoftuan se nuk do të kenë modele nën 18 vjeçe e kjo po bëhet me qëllimin që industria e modës të bëhet më pak shfrytëzuese.

Kjo është e dëmshme edhe për vetë modelet e reja, të cilat shpesh përballen me orë të gjata pune të lodhshme, presion për dietat ekstreme dhe i shfrytëzojnë për  mungesës e njohurive të kësaj industrie.

Vogue e pranon se revista ishte pjesë e kësaj.

Nëse kthehemi në vitin 1980, një 14-vjeçare, Brooke Shields u shfaq në kopertinën e revistës.

Por ata tanimë janë të angazhuar për të bërë një ndryshim në këtë aspekt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat