Prindërit fjalosen me fëmijët gjashtë herë në ditë – por për çfarë arsye?

Life style

Prindërit fjalosen me fëmijët gjashtë herë në ditë – por për çfarë arsye?

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Në total, nënat dhe baballarët fjalosen me fëmijët për 48 minuta çdo ditë, 5.6 orë në javë dhe 12 ditë të plota brenda vitit.

Kjo i bie 42 fjalosje çdo javë dhe 2,184 fjalosje në vit.

Nga fjalosjet që i kanë, 40% të rasteve fitues të argumenteve janë prindërit, thotë një anketim me 2,000 fëmijë të moshave nga 2 deri 12 vjet.

Ndër arsyet më të shpeshta se përse fjalosen prindërit me më të çmuarit e tyre përfshihen ushqimi dhe koha për të fjetur.

Veç kësaj, edhe dhoma e parregulluar dhe kur fëmija refuzon të ushqehet janë ndër arsyet se përse fjalosen prindërit me fëmijët.

Në fakt ka edhe shumë arsye tjera se përse fjalosen prindërit me fëmijët.

P.sh.; kur fëmijët rrihen me njëri-tjetrin, kur nuk i kryejnë detyrat e shkollës, kur nuk flenë në orar, kur nuk i pastrojnë dhëmbët ose kur qëndrojnë shumë në internet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat