Nuk i doni kofshët tuaja? Nuk ka arsye, pyesni meshkujt…

Life style

Nuk i doni kofshët tuaja? Nuk ka arsye, pyesni meshkujt…

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Shpesh femrat pa arsye janë kritike ndaj dukjes së tyre. Meshkujt thjesht i adhurojnë bash ato pjesë të trupit të cilat ato nuk i duan.

Shumica e femrave ëndërrojnë të kenë këmbë të holla dhe të gjata sikur të supermodeleve. Janë të bindura që vetëm këmbët e tilla u duken të bukura meshkujve, mirëpo e kanë gabim.

Këtë e ka konfirmuar edhe një hulumtim online i bërë në mostrën e madhe të meshkujve.

Ata kanë marrë për detyrë që të zbulojnë se cila pjesë e këmbëve të femrave u janë më interesante dhe si duhet të duken perfekt këmbët e femrave.

Pothuajse 80 për qind e të anketuarve ka zbuluar që adhuron pulpat e këmbëve rrumbullakuara dhe të theksuara. Ato u janë më shumë joshëse se pulpat e këmbëve të holla. Mu atë pjesë të këmbëve femrat nuk e duan dhe shpesh me vendosmëri nuk e nxjerrin në pah.

Aspak më kritike nuk jemi as ndaj kofshëve tona. Konsiderojmë që janë shumë të mëdha dhe “shumë të trasha”, mirëpo meshkujve nuk u pengon.

Diç më pak se 50 për qind e meshkujve të anketuar kanë thënë që nuk ka asgjë më seksipile sesa kofshët siç i ka Jennifer Lopez.

Madje 32 për qind e tyre kanë veçuar gjunjët si pjesën më seksipile të këmbëve të femrave dhe menjëherë pas tyre janë pulpat të cilat femrat më me dëshirë do t’i zvogëlonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat