Pasi të mësoni dhjetë përdorimet e jashtëzakonshme të qeskave të çajit nuk do i hidhni më kurrë

Life style

Pasi të mësoni dhjetë përdorimet e jashtëzakonshme të qeskave të çajit nuk do i hidhni më kurrë

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 15:54
Ilustrim

Sa e sa bustina çaji keni hedhur deri tani? Nëse për llumin e kafesë mund t’i keni ditur disa përdorime ka ardhur koha të mësoni dhe disa truke si mund të përdorni qeskat e përdorura të çajit në përditshmërinë tuaj, nga bukuria deri tek kujdesi për veshjet.

1.Pastron fytyrën 
Nëse keni lëkurë të acaruar apo të prirur ndaj akneve, ajo që duhet të bëni është që çdo mbrëmje pasi të pastroni lëkurën të aplikoni bustinat e çajit në zonat e irrituara të lëkurë. Preferohet çaji jeshil. 

2. Për sytë e enjtur 
Pasi të keni pirë filxhanin e çajit bustinën vedoseni në frigorifer për 20 minuta e më pas vendosini mbi sy. Do të shihni që rrathët e syve do të jenë më pak të dukshëm! 

3. Largon erën e keqe të duarve
Nëse keni prerë hudhra apo qepë, me thikë, fërkojini gishtat te bustina e çajit dhe era e keqe do të largohet nga duart!

4.Në mënyrë që lulet apo bimët të jeni të lulëzuara gjate gjithë vitit, mos harroni të vendosni një bustinë çaji brenda vazos përpara se të mbillni lulet. Më pas shtoni dheun dhe përbërësit e tjerë. 

5.Nese gjatë depilimit priteni, apo pas heqjes së qimeve lëkura është e irrituar përdorni bustinat e çajit për të ndaluar hemorragjinë. Ato gjithashtu kanë veti anti-inflamatore dhe nuk lejojnë që plaga të infektohet.

6.Era e keqe që vjen nga këpucët bëhet e padurueshme gjatë verës, për këtë arsye aromatizoni këpucë dhe balerinat tuaja me bustinat e çajit.

7. Po sikur t'ju propozojmë një scrub të ri? Ai me vaj ulliri, limon, sheqer kaf dhe përmbajtjen e bustinave do heqë qelizat e vdekura dhe do i japë një pamje të freskët fytyrës suaj.

8.Në qoftë se jeni ekspozuar shumë në diell, mund të hidratoni lëkurën duke përdorur bustina të njomura me qumësht.

9.Një banjë relaksuese
Hidhni disa qese çaji në vaskën tuaj. Antioksidantët në çaj do të mbrojnë lëkurën kundër radikalëve të lirë.

10.Shplarës për goëjn
Krijoni një gargar më ujë duke hedhur përsëri qeskat e çajit në një gotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat