Ja kur do të bëheni nënë sipas shenjës së Horoskopit

Life style

Ja kur do të bëheni nënë sipas shenjës së Horoskopit

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 07:08
Foto ilustrim

Shenja juaj e zodiakut mund të tregojë shumë për personalitetin tuaj, por mesa duket ajo mund te përcaktojë edhe moshën se kur do bëheni prind.  Zbuloni kur është koha juaj.

Dashi

Ju femrat e dashit keni një personalitet luftarak dhe jeni pasionante, por mungesa e aktivitetit dhe mos dashja për të pasur një jetë të pandryshueshme do jete një arsye pse do bëheni me fëmijë që në moshën 21 vjeçare.

Demi

Ju femrat e shenjës së demit jeni nga ato që e dëshironi dhe lumturoheni nga ideja për të pasur një fëmijë. Megjithatë maturia do ju bëjë që ta shtyni ardhjen e tij deri ne moshën 31 vjeçare.

Binjakët

Mosha në të cilën do bëni fëmijë ju binjaket është 33 vjeç. Shtatzënia juaj mund të jetë stresuese duke qenë se do jeni nervoze dhe të paduruara, por maturia për shkak të moshës do ju ndihmojë për gjithçka.

Gaforrja

Ju keni ëndërruar gjithë jetën të bëheni nëna dhe keni shërbyer përherë si dado për të afërmit dhe mikeshat tuaja. Vetë do bëheni me fëmijë në moshën 23 vjeçare, menjëherë pasi të keni gjetur personi që do iu japë siguri dhe do jetë i gatshëm të mirëpresë një bebe.

Luani

Ju femrat e shenjës së luanit jeni të pavarura dhe nuk i duroni dot fëmijët pranë sepse ju duket se do ua shkatërrojnë rininë. Sipas jush mëmësia mund të presë dhe ne fakt kjo gjë do ju ndihë në moshën 30 vjeçare.

Virgjëresha

Ideja për të pasur fëmijë ju streson ju virgjëreshave dhe ju shton ankthin. Ju jeni pragmatike dhe ambicioze e duke dashur të bëni karrierë, sjellja në jetë e një fëmije ju duket një pengesë.  Mëmësia nuk është e lehtë për ju, por ajo do ju vijë më shpejt nga sa keni shpresuar. Për herë të parë ju femrat e shenjës së virgjëreshës do bëheni nëna në moshën 22 vjeçare.

Peshorja

Ju peshoret do e bëni fëmijën e parë në moshën 27 vjeçare atëherë kur te jeni pjekur sa duhet.

Akrepi

Ju femrat e shenjës së akrepit jeni të destinuara të keni shumë romanca të zjarrta, por njëra prej tyre do përfundoje me sjelljen në jetë të një fëmije para moshës 25 vjeçare. Vërtet do jetë pa plan dhe ideja do ju frikësojë si fillim, por do mirëpritet ashtu si duhet.

Shigjetari

Ju femrave të shenjës së shigjetarit, ideja e të pasurit një fëmijë ju tmerron pasi adhuroni aventurat. Edhe pse nuk e keni ëndërruar ndonjëherë pasjen e një të vogli pranë, kjo gjë do ju ndihe ne moshën 28 vjeçare.

Bricjapi

Ju e doni familjen dhe traditat më shumë se çdo shenjë tjetër dhe kjo ju bën më të hapura edhe për të krijuar një familje. Edhe pse nuk prisni të bëni fëmijë para gjysmës së të njëzetave, ai do vijë në moshën 22 vjeçare. Sido që të jetë, disiplina dhe përgjegjshmëria do ju bëjë ta menaxhoni mitre kohën ndërmjet familjes dhe karrierës.

Ujori

Për ju femrat e ujorit fëmija i parë do vijë në moshën 26 vjeçare. Ai do ushqeje dhe do e pjekë fëmijën që ekziston brenda jush.

Peshqit

Në të njëzetat ju peshqit as që nuk do mendoni të bëni një fëmijë. Periudha që gjithçka do ndryshojë në jetën tuaj dhe do ju shtohet një pjesëtar i ri në familje është mosha 29 vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat