Ja si reagova ditën kur zbulova tradhëtinë e burrit - Bota Sot
Ja si reagova ditën kur zbulova tradhëtinë e burrit

Life style

E martë, 25 shtator 2018

Ja si reagova ditën kur zbulova tradhëtinë e burrit

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 06:27
Ilustrim

Isha ulur në tryezën time në punë, me gishtat mbi tastierë. Mora frymë thellë dhe arrita të futem në emal­in e burrit tim. Një klik…dhe kuptova se kisha të drejtë, si për fjalëkalimin ashtu edhe për faktin se kishte një marrëdhënie me një tjetër grua. Kurrë në jetën time nuk kam dashur ta kisha gabim sa në atë moment.

Kishte aq aq shumë mesazhe.

Nga diskutimet rreth librave dhe muzikës, por edhe përshkrime grafike të seksit dhe më e dhimbshme deklarata dashurie dhe mall. Lexova derisa nuk mundja më dhe pastaj nisa të ec me makinë. Siç isha ashtu ulur në sedilje jam ngashëryer në parking. Në mbrëmje një zile mesazhi erdhi nga celulari, ishte nga burri: “Hej zemer, je rrugës? Të përqafoj, të puth”.

Kjo e fundit më shkaktoi tepër dhimbje, pasi sapo kisha mësuar se martesa ime ishte një gënjeshtër dhe ndjeva një zemërim të thellë. Kam shkuar në shtëpi me sistem autopilotimi, duke menduar gjithë kohës për emrat që do ta thërrisja atë, ta pyesja çfarë kisha bërë gabim që përfunduam kështu. E kisha imagjinuar ta trajtoja si një heroinë filmi, duke e përzënë burrin jashtë e duke i vënë zjarrin
rrobave të tij.

Mendoja: “Kjo është dita e fundit e martesës sonë. Dita e fundit që unë ngas makinën për në shtëpi, ku më pret burri im”. Kur u futa në shtëpi e pashë, gënjështarin, tradhëtarin, duke i krehur flokët e vajzës sonë. Ajo kishte ulur kokën në prehërin e tij dhe po këndonin këngën e saj të preferuar. Në atë moment, unë kuptova se burri im ishte një baba i përkryer, por edhe më kishte thyer zemrën. Ndaj ishte më e komplikuar se sa kisha menduar.

Në ditët që pasuan, pasi u ballafaqova me të vërtetën e tmerrshme, unë nuk isha e sigurt se isha duke bërë gjënë e duhur. I kërkova të largohej nga banesa, por gjithashtu i kërkova të vinte në shtëpi çdo
mëngjes për të marrë fëmijët për në shkollë si zakonisht dhe të qëndrojë për darkë çdo natë. I propozova, por nuk pranoi të shkonte në këshillim martesë.

U shkëputa nga llogaria jonë e përbashkët dhe mora një llogari të veçantë në emrin tim dhe u përpoqa të kuptoj në qoftë se mund ta përballoja qëndrimin në shtëpi pa të. U përpoqa ta imagjinoja jetën pa
të. U përpoqa ta imagjinoj jetën me të. Vetëm mendimi se mund ta puthja përsëri më dukej i pamundur. Më tepër mendoja për fëmijët dhe çfarë ishte e mirë për ta. Në ditët e javët e para ndjeva vetminë më të madhe të jetës sime. Edhe pse s’kam bërë asgjë të keqe, ndjeva turp dhe siklet para miqve të mi. Pasiguria ime për të ardhmen dhe dritëza e vogël e shpresës që kam pasur që ne mund të ishim në gjendje t’ja dilnim më bënin të heshtja.

Çfarë do të ndoshte nëse do të ktheheshim së bashku? Miqtë e mi, tonët, a do ta urrenin atë përgjithmonë? Unë mendoj se kisha frikë se duke e thënë me zë të lartë se burri im më ka tradhëtuar do ta bëjë atë edhe më reale. Ndaj unë u përpoqa t’u thoja miqve se edhe pse e urreja, e përçmoja, e ndoshta kurrë s’do ta doja përsëri, por edhe mund ta dua sërish një ditë.

Dashuria është një lëmsh. Martesa është një lëmsh. Lidhjet janë me të vërtetë, po ama me të vërtetë një lëmsh. Ka kaluar pak më shumë se një vit nga dita kur unë hapa email­in e tij. Ne jemi, tani për tani, ende së bashku. Ne jemi prindër të mirë së bashku. Ai ende më bën të qesh. Mund të kalojnë ditë dhe madje edhe javë tani pa menduar për tradhëtinë me gruan tjetër. Dhe pastaj ka ditë kur e shoh duke shkruar në kompjuter dhe ndjej shtrëngim në stomak, teksa pyes veten në qoftë se do të kem besim
përsëri tek burri. Nuk ka recetë për mënyrën se si të trajtohet një tradhëti. Nuk ka asnjë skenar të përsosur. Jeta e vërtetë nuk është një film dhe duke ja djegur rrobat me shumë gjasa do të më arrestonin. Në vend të kësaj bëni mirë që të kujdeseni për veten, fëmijët tuaj derisa një mëngjes të zgjoheni dhe të kuptoni që s’ju dhemb më si më parë.

Me kalimin e kohës, ju zbuloni nëse martesa juaj është thyer apo vetëm ka marrë një formë të re, një normalitet të ri. Dhe, në qoftë se jeni me të vërtetë me fat, një ditë do kuptoni si të falni dhe të mësoni se si të jetoni me idenë se edhe dikush që ju do shumë mund t’ju tradhëtojë. Dashuria është një lëmsh. Martesa është një lëmsh. Jeta vazhdon! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test