Manekinia e njohur ka zbuluar disa truqe: Kështu duket rutina e bukurisë verore e Georgia May Jagger!

Life style

Manekinia e njohur ka zbuluar disa truqe: Kështu duket rutina e bukurisë verore e Georgia May Jagger!

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 09:00
Georgia May Jagger

Mysafirja më e re e video-serialit të “Vogue”, në të cilin personat e famshëm zbulojnë sekretet e rutinës së tyre të bukurisë, është manekinia Georgia May Jagger.

Për këtë rast me publikun ka vendosur të ndajë mënyrën e saktë me të cilën kuron lëkurën në muajt e verës dhe në prag të shkuarjes në plazh.

Me produktet e kozmetikës preparative, vend kanë gjetur edhe për ato spektra dekorative, mirëpo bashkë me moton e njohur nga e cila nuk heq dorë – pak a shumë.

Për veten thotë që është adhuruese e kozmetikës natyrale e cila ka tipin shumë të thatë të lëkurës e cila kërkon vërtet kurë të pasur dhe të ushqyeshme.

Natyrisht, e gjitha kjo ishte rast i shkëlqyeshëm që në mënyrë subtile të promovojë linjën kozmetike me nënshkrim personal, duke përdorur produktet të cilat ende nuk janë nxjerrë në treg.

Pos tyre si të preferuara ka veçuar edhe maskarën e brendit Charlotte Tilbury, korrektor i brendit Boots, si edhe hijesimin e artë Fenty të brendit të Rihanës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat